Shifrat e Bankës Botërore, PL: 81% e qytetarëve në Shqipëri jetojnë në varfëri. Çdo njeri duhet të alarmohet nga kjo situatë

Jan 13, 2023 | 13:33
SHPËRNDAJE

Petraq Milo, sekretar për Çështjet Ekonomike dhe Financave ka reaguar pas vlerësimit të Bankës Botërore për kufirin e ri të varfërisë.

varferi-1

Milo shkruan se bazë të kufijve të rinj, është rritur përqindja e popullatës që jeton në varfëri në Shqipëri.

“Gjithsej, 81% e banorëve në Shqipëri jeton në varfëri! Ky është alarmi i shifrave që duhet të alarmojë çdo njeri”, shkruan ai.

Statusi i plotë i Milos

Banka Botërore ka vlerësuar kufirin e ri të varfërisë, duke e rritur atë në 2.15$ në ditë për varfërinë ekstreme, si dhe 6.85$ në ditë për varfërinë absolute.

Në bazë të këtyre kufijve të rinj, është rritur drastikisht përqindja e popullatës që jeton në varfëri në Shqipëri.

Vlerësohet që deri në 10% e popullatës jeton në varfëri ekstreme, me më pak se 2.15 dollarë në ditë.

Ndërsa, deri në 65% e popullatës jeton nën kufirin e varfërisë absolute prej 6.85$ në ditë, dhe 6% jeton në kufijtë e varfërisë absolute.

Gjithsej, 81% e banorëve në Shqipëri jeton në varfëri! Ky është alarmi i shifrave që duhet të alarmojë çdo njeri.

Minimalisht qeveria duhet të kishte objektiv nxjerrjen e 10% të popullatës nga varfëria ekstreme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura