Shifrat bien ndjeshëm/ Shënohen vetëm 4 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Dec 4, 2021 | 16:47
SHPËRNDAJE

Prej disa ditësh Kosova ka shënuar një ulje të ndjeshme të shifrave të koronavirusit.

koronavirusikosove

Në 24 orët e fundit, janë raportuar vetëm 4 raste të reja nga 1563 testime të kryera në total.

Ndërkaq, në 24 orët paraprake janë administruar 2,777 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Që prej fundit të marsit – kur Kosova nisi fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit – deri më 4 dhjetor, 765,669 persona janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës, ndërkaq 858,915 persona janë imunizuar me një dozë.

Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura