Lojëra, koncerte e Dj, çfarë rezervon këtë 16 Shtator për qytetarët “Peza N’Fest”?

Sep 13, 2023 | 10:40
SHPËRNDAJE

Midis një atmosfere mjaft festive, performancës së bandës së ushtrisë, muzikës së Dj-ve të njohur, si dhe koncerteve të grupeve më të njohura rock e këngëtarëve popullorë, Tirana do të festojë 81-vjetorin e Konferencës së Pezës, më 16 Shtator.

Peza N'Fest

Kjo datë, e cila është kthyer edhe në një traditë feste për qytetarët, pritet të rezervojë plot aktivitete artistiko-kulturore dhe sportive, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë e Agjencisë së Parqeve e Rekreacionit.

Çdo grupmoshë do të mund të gjejë veten, pasi përgjatë gamës së gjerë të aktiviteteve të parashikuara, do të ketë lojëra, shfaqje artistike me këngë dhe vallë, të cilat janë parashikuar të argëtojnë si fëmijët, edhe të rriturit, e të moshuarit.

Pjesë e festës do të jenë edhe lojëra popullore e sportive, do të mundtë ndiqet e dhe një shfaqje cirku si dhe të eksplorohen produkte autentike të zonës gjatë panairit të organizuar.

Peza N’Fest mbahet tanimë prej vitesh në kujtesë të Konferencës së Pezës, e mbajtur më 16 Shtator 1942, kur shqiptarët u mbldhën sebashku pa dallim, për tu organizuar përballë Italisë fashiste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura