Shfuqizimi i “bashkimit familjar”, Trump del kundër vendimit të tij, shkak prindërit e Melanias

Feb 22, 2018 | 18:06
SHPËRNDAJE

Prindërit e Melania Trump, me prejardhje nga Sllovenia, prej tani kanë leje të përhershme qëndrimi në SHBA, ka thënë të mërkurën avokati i tyre duke shkaktuar spekulime për faktin se ata e kanë shfrytëzuar programin e bashkimit familjar, e që pikërisht këtë program Donald Trump dëshiron ta shfuqizojë.

tan2018-2-5184561670-830x0

“Mund të konfirmoj se prindërit e zonjës Trump tani kanë status legal të banorëve të SHBA me leje të përhershme qëndrimi”, ka thënë Michael Ëilder në kumtesë, shkruan Insajderi.com.“Familja e cila nuk është pjesë e administratës kërkoi që të respektohet jeta e tyre private dhe nuk do të jap asnjë deklaratë tjetër për këtë temë”, ka shtuar ai.

GettyImages-694984770-830x0

Publikimi i statusit të Viktor dhe Amalija Knavs është zbuluar në Ëashington Post, dhe ka shkaktuar spekulime intensive duke marrë parasysh se e kanë shfrytëzuar programin e njohur me emrin “imigrimi zinxhiror”, e i cili është “gjemb në sy” të presidentit Trump. Termi të cilin zakonisht e përdorin konservativët të disponuar kundër imigrantëve nënkupton imigrantët legal të cilët vijnë në SHBA duke falënderuar patronazhit të anëtarëve të familjeve të tyre të cilët janë në vendosur në SHBA para tyre, për shembull bëhet fjalë për vëllezër dhe motra apo për fëmijë.

“Gati të gjitha familjet amerikane kanë lidhje me programe të imigracionit të cilat Trump dëshiron t’i shfuqizojë, duke përfshirë edhe familjen e tij”, ka reaguar përfaqësuesi demokrat Louis Gutierrez.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura