Shfrytëzoi të renë si prostitutë për 7 vjet, ekstradohet nga Greqia i dënuari me 10 vjet burg

Jul 10, 2015 | 8:49
SHPËRNDAJE

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Athina 40-vjeçarin, Jorgo Sopaj, pasi ishte denuar me 10 vite burg në Shqipëri për shfrytëzim prostitucioni.

Jorgo Sopaj

“Jorgo Sopaj, 40 vjeç, banues në Patos/Fier ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi: Gjykata e Apelit me vendimin të formës së prerë Nr.309, datë 25.11.2009, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite burg për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”- njofton policia.

Sipas policise, shtetasja F. S., rezulton të jetë njohur me shtetasin Jorgo (Bledar) SOPAJ, në vitin 1997, në Patos, ku më pas janë nisur drejt Vlorës dhe që nga atje janë nisur drejt Italisë me skaf, ku kanë qëndruar fillimisht në Rimini dhe më pas në Milano. 

Në fund janë sistemuar në Torino, ku Firzelete është detyruar të punojë si prostitutë nga viti 1999-2006. 

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, në Greqi u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Jorgo Sopaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura