“Shfaqje e shëmtuar mesjetare”/ Rama tregon çfarë i thanë miqtë ndërkombëtarë: Mund të ishte shndërruar në gjakderdhje. Ata janë dy mbetje politike

Jan 9, 2022 | 12:10
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama e quan ngjarje të rëndë atë që ndodhi  një ditë më parë në selinë e PD. Sipas tij, ajo ishte një shfaqje mesjetare, ndërsa selia blu u shndërrua si një kështjellë.

Kreu i qeverise u shpreh se kultura politike dje ka marrë një goditje të tmerrshme, pasi kjo dëmton jo vetem PD, porgjithe Shqiperine.

Sipas tij e gjithe ajo qe ndodhi dje ishte per shkak te dy personave, qe Rama i konsideron mbetje politike dhe që ishin gati të sakrifikonin njerez.

“Tre a 4 miq të huaj më kanë marrë dhe më kanë pyetur a është e vërtetë që selia e PD është sulmuar nga mbështesnit e saj? Lajmi mori dhënë, një lajm sa i rëndë aq e qesharak. Në një vend demokratik sulmohet me dhunë selia e opozitës nga vetë mbështetësit e saj. Është diçka e pa ndodhur më parë, diçka ekstreme, që shkon përtej cdo logjike.

Nuk i vë faj kujdo që mendon se për mua është e mirëseardhur në aspektin e politikës, por një zhvillim i kësaj natyre që e dobëson kundërshtarin politik, në fakt godet vendin dhe shoqërinë.

Kultura politike dje ka marrë një goditje të tmerrshme. Ky është një shkatërrim që nuk dëmton vetëm PD si parti, por ngrehinën institucionale të këtij vendi, dëmton institucionin demokratik të opozitës, por edhe gjithë kornizën institucionale të vendit. Kjo është përgjegjësi e dy personave që janë pa vizion, pa projekt politik.

Pikë e zezë, kush nga të dy është shërbëtori im.

Këta dy personazhe janë e njëjta mbetje politike e asaj partie të ndarë për gjysmë. Një mbetje e pariciklueshme.

Arsye që unë jam këtu nuk janë këta të dy. Ata nuk janë zgjedhja ime. Në sytë e mi, si dikush që e ka ndjekur politike të këtij vendi këta të dy, janë njëri në fakt, njëri i ndarë në dy pasqyra. Ajo qe ndodhi dje mund te ishte shnderruar ne gjakderdhje. Te dy ishin gati te skarifikonin njerez”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura