Shfaqet me sukses “Tri motrat” në Teatrin Kombëtar

Jan 16, 2016 | 23:09
SHPËRNDAJE

“Tri motrat” e Çehovit, nuk e kanë zhgënjyer pritshmërinë e publikut dhe kanë justifikuar plotësisht 3 orë e gjysmë shfaqje.

12575737_10153495670893068_1919455211_nSot, në mbrëmje në Teatrin Kombëtar u dha premiera e një prej kryeveprave të dramaturgjisë botërore, nën regjinë e regjisorit Hervin Çuli.

Një shfaqje që ia vlen të ndiqet, e kuruar në detaj, në çdo element të saj, në regji, skenografi, kostumografi, muzikë.

Për t’u lavdëruar interpretimi i aktorëve, që nga ata të roleve kryesore, deri tek ata të roleve dytësore, çka u duartrokit gjatë nga spektatorët në sallë.

Që nga Anila Bisha, Ola Harizaj, Elia Zaharia, që interpretonin motrat Prozorova, Ina Gjonçi në rolin e Natashës, Helidon Fino në të kolonel Vershininit, Neritan Liçaj si Baroni Tuzenbah, Lulzim Zeqja si Andrej Prozorov, Bujar Asqeriu si doctor Çutikin, Genti Ferra në rolin e kapiten Soljonijit, tek Naun Shundi si Fjodor Kuligin, Mehdi Malka si portiere Ferapont, Natasha Sela në rolin e dados Amfisë, e deri tek Genti Deçka e Roel Hoxha në rolet e dy lejtnantëve Fedotik e Rode.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura