Shfaqën simptoma një ditë pas festës, xhaxha e nip pozitivë me Covid-19. Mjekët në Fier infektojnë edhe katër të tjerë

Jul 16, 2020 | 10:58
SHPËRNDAJE

spital-fier

Pjesëmarrja në një festë familjare ka bërë që dy persona, xhaxha e nip të infektohen me koronavirus në Fier.

Gazetarja e Panorama bën me dije se xhaxhai i cili punon në një kompani nafte dhe nipi në Kadastrën e qytetit, kanë shfaqur simptoma të sëmundjes një ditë pas festës.

Kjo ka bërë që ata të mos paraqiten në punë as njeri as tjetri.

Kanë kërkuar t’u bëhet tamponi nga i cili kanë rezultuar pozitiv.

Puna në Kadastër dhe në kompaninë e naftës vijon, u është marrë tamponi gjithe punonjesve si dhe familjareve qe ishin ne feste dhe priten përgjigjet.

Nga 6 rastet e reja që raportoi ministria këtë të enjte, Panorama mëson se katër të tjerët janë kontakte të mjekeve te infektuar tri dite me parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura