Shfaqen shenja asfiksie gjatë qëndrimit në ambientet e punës, dy punonjëse të një fabrike në Bathore dërgohen në spital. Policia nis hetimet

May 25, 2023 | 18:34
SHPËRNDAJE

Disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore kanë shfaqur probleme shëndetësore ditën e sotme.

QSUT

Policia bën me dije ato kanë shfaqur shenja asfiksie ndërkohë që dy prej tyre janë dërguar në QSUT ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Tashmë grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.05.2023, janë paraqitur për kontroll mjekësor në QSUT disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore, të cilat gjatë qëndrimit në ambientet e punës nuk janë ndjerë mirë dhe kanë shfaqur shenja asfiksie. Dy prej këtyre punonjëseve, shtetaset T. D., 42 vjeçe, dhe F. N., 47 vjeçe, ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura