Sheshel djeg flamurin e Kroacisë, Zagrebi tërheq ambasadorin nga Beogradi (FOTO- VIDEO)

Apr 2, 2015 | 0:45
SHPËRNDAJE

I akuzuari per krime kunder njerezimit, Vojisllav Sheshel ka djegur dje flamurin kroat, cka ka sjelle edhe reagimin e ashper te Zagrebit. 

Sheshel duke djegur flamurin kroat

Ministria e Jashtme dhe e Punëve Evropiane e Kroacisë i dërgoi notë të ashpër proteste të ngarkuarës me punë të Serbisë në Kroaci, Bosa Prodanovic, ndërsa ambasadori kroat në Beograd u terhoq, beri te ditur ministria.

“I akuzuari për krime të luftës, Sheshel me fjalor urrejtjeje, me retorikë dhe simbolikë lufte po përpiqet të ndikojë në rajon e veçmas në raportet ndërmjet Serbisë e Kroacisë, duke djegur flamurin kroat para institucionit shtetëror të Republikës së Serbisë. Prokuroria e lartë serbe ka reaguar ndaj këtij akti duke nisur procedurën penale, gjë që mendojmë se paraqet një hap në drejtim të qetësimit të situatës së krijuar”, thuhet në kumtesën e MPJ të Kroacisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura