Sherri për Kalenë? Idrizi: S’e djegim jorganin për një plesht

SHPËRNDAJE

Sinan Idrizi ka dashur ta perifrazojë me një thënie labe fitoren e djeshme me Kukësin. Në prononcimin e dhënë për mediat pas ndeshjes, administratori tha se pas këtij trepikëshi, do të vijë edhe trofeu i shumëpritur në Vlorë. Numri një i klubit u shfaq i kënaqur me atë çka pa në fushë.

Gjici Idrizi

“Si i thonë labçe, ‘shenjtani theu këmbën’ (qesh). Di që pesë vjet nuk kemi fituar asnjëherë me Kukësin. Kemi fituar vetëm në një finale të Kupës së Shqipërisë dhe e kemi marrë atë trofe. Këtë vit jam i sigurt që pas kësaj fitoreje do të marrim një kupë, se çfarë do të marrim nuk e di”, thotë fillimisht Idirzi, që pret titullin, por kënaqet edhe me një Kupë Shqipërie. “Sot (dje) e kam parë Flamurtarin siç e pamë të gjithë dhe siç e pëlqyen të gjithë. Nuk jam ekspert futbolli, por pamë një ekip luftarak që luan dhe bën gjithçka në fushë”, theksoi ai. I pyetur nëse mungesa e presidentit të Kukësit, Safet Gjici, mos kishte lidhje me çështjen “Kale”, Idrizi përgjigjet me batutë:

Ndeshja

“Safet Gjici është një miku ynë. Këto janë klube që ‘nuk e djegin jorganin për një plesht’. Gjici ka pasur një gëzim familjar. I uroj trashëgime mbesës së tij. Ka qenë në një dasmë. E telefonova Gjicin, u dëgjuam dhe kaq. Ç’është kjo histori që për Kalenë nuk do të vijë Gjici në Vlorë…!” tha administratori. Po Idrizi, pas entuziazmit që shfaqi, rrëfeu edhe “frikën” e tij më të madhe. Ngjarjet e së shkuarës nuk janë harruar, ndaj administratori hapur e thotë se i trembet edhe gjykimit në vazhdimësi. “I futemi apo nuk i futemi ne gjykimit, kjo është gjë tjetër.

kale vlore

Po e tregon fusha tashmë se çfarë po bëjnë këta. Inshallah nuk vazhdojnë skenarin e dytë. Nejse, kjo që ndodhi sot ishte…, nejse të mos hyjmë në këto komente”, tha Idrizi. Duke folur për objektivat, administratori tha se për Flamurtarin mbetet vetëm te respekti ndaj fanellës. “Unë kam një respekt vëlla. E thashë vlonjatshe prapë. Pra, respekt fanellës, respekt qytetit. Flamurtari nuk ka objektiv tjetër, përveçse respektit. Respektit dhe asgjë tjetër”, përfundoi Idrizi.

PANORAMA

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.