Sherri në Vlorë/ Tentoi të vriste një person në lokal, kapet pas dy javësh autori

Oct 18, 2019 | 11:44
SHPËRNDAJE

policia-vlore

Dy jave pas tentatives per vrasje ne nje lokal ne Vlore, policia arreston autorin e dyshuar qe ishte shpallur ne kerim për “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. 

Ngjarja ndodhi më 6 Tetor dhe policia e Vlorës ben me dije se sot ne pranga ra shtetasi A. R., 46 vjeç.

NGJARJA

Më datë 06.10.2019, në një lokal të lagjes “Partizani”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. R. ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë) duke plagosur rëndë shtetasin G. Ll., 46 vjeç, me banim në Vlorë.

Menjëherë në vijim të kësaj ngjarjeje është arrestuar në kushtet e flagrancës pronari i lokalit, i cili nuk ka bërë kallëzim pranë organeve të policisë dhe ka prishur gjithashtu edhe provat në vendngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit A. R. për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura