Sherri në studio/ Rama: Mos më fol mua me “ti”, Zheji: Nuk jemi pula as… (VIDEO)

Nov 24, 2017 | 12:12
SHPËRNDAJE

Duket se pyetjet e moderatorit Artur Zheji në emisionin e tij “360 gradë” në Ora News e kanë acaruar kryeministrin Rama i cili në një moment i ka kërkuar të mos i drejtohet me “ti”

ZHEJI ME RAMEN

Ndërsa Zheji ia ktheu “ti nuk je monark”.

Zheji: Te te bej nje pyetje, ti ke mundesine qe me nje fishkellime…

Rama: Une jam “ju” nuk jam “ti’

Zheji: Nuk e perdorim se nuk je monarki

Rama: Jo une po ju flas me ju

Po ashtu përplasja me tone të forta ka vijuar edhe në vijim të emisionit.

Zheji: Mos më thoni mua ose neve që juve keni ardhur këtu dhe nuk doni të bëni debat me mua. Sepse nëse juve keni ardhur në studion e Zhejit, është ky vend si i keni juve ato epitetet se çfarë jemi ne, t’i ke ardhur t’i thuash atyre që të ndjekin që ‘Unë s’e kam problem, jam superior ndaj tyre.’ Nga ana tjetër, unë ju kam ftuar që nëpërmjet kësaj trysnie bisede, zotëri juve të nxirrni ato gjëra që nuk i nxirrni në gjendje qetësie.

 

Rama: Unë kam ardhur të përgjigjem.

Zheji: Unë kam ardhur të të nevrikos sepse nuk bie dakort me ty. Se përndryshe ke 20 pula që të rrijnë me kamera.

Rama: Ju i thoni pula kolegëve tuaj, unë s’u kam thënë asnjëherë.

Zheji: Ju pra i keni thënë jeni pula, ju pjekim, jeni pula.

Rama: Jo, asnjëherë. Ju kam thënë që hani pula.

Zheji: Po pra, hani pula. Hajnë këta gazetarët e vegjël. Se ne pula nuk jemi, as seksualisht nuk kam dyshim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura