Sherri në rrugë, të shtënat dhe pastaj arratisja me makinë. Si u plagos shqiptari në Itali

Feb 22, 2018 | 19:54
SHPËRNDAJE

Vazhdojnë hetimet rreth plagosjes së shqiptarit që u qëllua mbremjen e djeshme me nje plumb ne bark, në Mazzini në Busto Garolfo te Milanos.

Karabinierët janë duke hetuar ne të gjitha pistat, pas perjashtuar asnjeren prej tyre.

Shqiptari 27 vjeçar, emri i te cilit nuk eshte bere ende me dije, u dergua me urgjence në spital pasi ishte ne gjendje te rende. Sot mesohet se ai ka dale nga reanimacioni dhe gjendja e tij nuk paraqitet serioze.

6FB9169F-DF94-F78A-0414B6A90357D365

Në të njëjtën kohë prokurori Rosaria Stagnaro, i cili po ndjek hetimin, ka regjistruar hetimet me akuzen ndaj shqiptarit për posedim te paligjshem të armëve të zjarrit.

Policia ka marre të gjitha imazhet e kamerave të instaluara pranë vendit të ngjarjes.

Thuhet se kane qene te pakten 3 persona qe fillimisht jane zene me shqiptarin qe ecte ne rruge dhe me pas kane shtene drejt tij me te pakten 5 plumba.

Nje nder pistat me te mundshme eshe ajo e trafikut te drogës, edhe pse nuk është dhënë asnjë deklarate zyrtarisht per kete.

Sipas hetimeve, të paktën tre gezhoja janë gjetur në trotuar afër vendit ku 27-vjeçari i plagosur ka kërkuar ndihmë.

Për momentin, gjetja e një arme në një shkulle afër zonës nuk është konfirmuar nga policia, por mediat italiane shkruajne se kjo arme e gjetur mund te hedhe me shume drite mbi ngjarjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura