Sherri në lokal që la të plagosur vëllanë e kryebashkiakut, policia arreston dy persona, dalin detajet e reja

Sep 19, 2019 | 11:35
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar sot dy persona për ngjarjen e cila mbetet ende mister per rrethanat si ndodhi, ku mbeti i plagosur Vangjel (Vanglel) Alla, 41 vjeç, vellai i kryetarit të Bashkisë në Bulqizë. Ai u dergua në Spitalin Rajonal të Bulqizës në orët e para të së mërkurës, pasi në trup kishte një plagë të shkaktuar me armë zjarri.

Vangjel-Alla

Sot policia ben me dije se jane kapur dy shtetas në lidhje me ngjarjen.

“Arrestohet pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja si dhe kapet edhe bashkëpunëtori i cili ndihmoi autorin të largohet nga vendngjarja. Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes e kapjen e autorëve, ku gjatë një konflikti të çastit, mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi V. A, nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestuan shtetasit B. Ç, 37 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në ambjentet e lokalit të tij, ka fshehur provat materiale në vendin e ngjarjes. D. S, 24 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka ndihmuar autorin të largohet nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit I.D, autori kryesor i ngjarjes”.

KONFLIKT

Ndonëse ngjarja mbetet ende e paqartë, Policia bën të ditur se sherri mes Vangjel Allës dhe Ilir Danit ka nisur brenda në lokal, ndërsa ishin të ulur në tavolina të ndara. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40 në ambientet e një lokali në qytetin e minatorëve, ku mes 31-vjeçarit Dani dhe vëllait të kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, ka pasur fillimisht një zënkë verbale që përfundoi me të shtëna me armë.

Policia lokale bën të ditur se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është person me precedent të mëparshëm kriminal. Ai është larguar nga vendngjarja së bashku me shtetasin D.S. 24 vjeç, të dy të shpallur në kërkim. Policia e Bulqizës, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në Dibër, është vënë në kërkim për kapjen e autorëve të plagosjes dhe kanë ngritur postblloqe për prangosjen e tyre.

HETIMET

Dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes thanë se autori i dyshuar është ndodhur në të njëjtin lokal me Allën dhe pak pas mesnate, kur tonet janë ngritur, Vangjel Alla u ka kërkuar ta ulin zërin sepse po qëndronin në hallin e tyre. Krejt papritur, Dani është ngritur nga tavolina dhe ka nxjerrë nga brezi pistoletën. Kur është afruar të tavolina, Alla ka arritur t’i kapë dorën, me të cilën mbante armën.

Shkrepja e një plumbi i ka përshkuar barkun 41-vjeçarit, i cili është dërguar shpejt në spital. Mjekët thanë se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Burime pranë Policisë bëjnë të ditur se, 31-vjeçari ka precedentë për konflikte që kanë të bëjnë me kromin. Nisur nga kjo, përveç konfliktit të çastit, po hetohet dhe në pista të tjera.

Gjatë viteve të fundit, në qytetin e Bulqizës ka pasur një numër të madh krimesh që kanë ardhur për shkak të konflikteve për kontrollin e kromit. “Zbardhet ngjarja e ndodhur gjatë natës ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas. Identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia, 31-vjeçari me precedent kriminal, autori kryesor i ngjarjes, si dhe bashkëpunëtori i tij.

Rreth orës 02:40, në ambientet e një lokali në qytetin e Bulqizës, gjatë një konflikti të çastit, është plagosur me armë zjarri shtetasi V.A., 41 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet hetimore të kryera nga ekspertë të Policisë, ka rezultuar se autori i kësaj ngjarje është shtetasi I.D., 31 vjeç, banues në Bulqizë (person me precedent kriminal), i cili është larguar nga vendngjarja së bashku me shtetasin D.S. 24 vjeç.

Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, po krehin zonën për kapjen e autorëve të kësaj ngjarje. Vijon puna nga grupi hetimor, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, bëhet e ditur nga Policia në rrugë zyrtare.

REAGON KRYEBASHKIAKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura