Sherri në Kuvend, Vasili: Banditizmi qeveritar ka rrëzuar përtokë çdo gjë, ka shqyer rregulloren

Jun 19, 2018 | 17:27
SHPËRNDAJE

Petrit Vasili ka reaguar pas debateve të sotme në Kuvend, ku pati dhe përplasje mes deputetvë të PD dhe Erion Veliajt.

Vasili në një postim në Facebook shkruan: Parlamenti tashmë ka përballë greminën mendore të kryeministrit në ditë të hallit. Funksionimi minimal i parlamentit nuk ekziston më.

vasili

Postimi i plotë

Gremina mendore e kryeministrit, imituesit bajate te tij dhe Parlamenti.

Parlamenti tashme ka perballe greminen mendore te kryeministrit ne dite te hallit.

Funksionimi minimal i parlamentit nuk ekziston me.

Banditizmi qeveritar ka rrezuar pertoke cdo normalitet ne kuvend,ka shqyer rregulloren e kuvendit dhe cmenduria ka zaptuar kuvendin.

Ministra te paafte dhe te papergjegjshem si dhe kryebashkiake gjithfaresh sillen si gangstere e provinciale ne sallat e punes se kuvendit duke dhunuar cdo element te parlamentarizmit e duke poshteruar edhe vete deputetet e maxhorances ,duke i bere edhe ata pjese te ketij llumi te ideuar nga nje kryeminister i marre.

Ligje te rendesishme, qe miratohen turperisht per pak minuta me mbledhje te njeanshme hajnash nga maxhoranca ,ky eshte turpi qe konsumohet perdite ne parlamentin e Shqiperise.

Parlamenti po perjeton ditet me te zeza,standartet me mizerabel dhe drejtimin me zero qe nuk eshte pare kurre me pare.

Histeria impotente e kryeministrit dhe majmuneve imitues te tij e ka kthyer parlamentin ne nje institucion te shplare nga identiteti kushtetues,moral e politik,ndersa kryetari i parlamentit rri e veshtron se si ai shkaterrohet pa levizur gishtin e duke u konformuar ne menyre servile deri ne dhimbje me banditizmin qeveritar antiparlament.

Parlamenti eshte pa drejtim dhe ashtu si gjithe Shqiperia ndodhet nen peshen e epidemise se idiotesise kolektive te nje qeverie te vdekur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura