Sherri në Kuvend/ Sadri Abazi, deputetit të PD: T’i pres veshët!

May 27, 2016 | 11:32
SHPËRNDAJE

Teksa deputeti Ben Blushi foli këtë të enjte në Parlament duke mos i kursyer kritikat mbi qeverinë dhe mbi mënyrën se si po qeveriset vendi, nuk kanë munguar replikat, akuzat dhe kërcënimet mes deputetëve në sallë.

Dje gjate seances ne Kuvend
Dje gjate seances ne Kuvend

Në sallë u përfshinë në replika deputeti socialist Sadri Abazi me demokratin Sherefedin Shehu, madje ky i fundit u kërcua hapur nga deputeti i PS-së, me fshirje dhe prerje veshi.

DEBATI

Sadri Abazi-Sherefedin Shehut: Çfarë ke që më sheh? Pse më shikon? Ti je komunist, unë jam socialist.

Sherefedin Shehu: Çfarë ke ti, zotëri, kush të foli ty?

Mhill Fufi: Çfarë halli ke?

Sadri Abazi: Mos fol ti, se ti je bodigard.

Sherefedin Shehu: Ore, je në terezi ti?

Bedri Hoxha: S’qenke mirë, Sadri.

Sadri Abazi: Mos më shiko mua, se të fshij fare.

Sherefedin Shehu: Këta lloj njerëzish përfaqëson ti.

Sadri Abazi: Ej, t’i pres veshët unë, mos më fol mua ashtu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura