Sherri në Komisionin e Medias, Balla: Klevis Balliu ishte armatosur me vezë në pantallona, do kërkojmë shkarkimin e Vokshit

Jun 19, 2018 | 12:08
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar te PS Taulant Balla ne nje deklarate per gazetaret sot nga ambientet e Kuvendit tha se kryetarja e Komisionit te Medias Albana Vokshi ka shperdoruar detyren. Sipas Balles, “Basha te frenoje deputetet e tij nga keto akte dhune. Nje deputet ka pasur veze ne pantallona”, teka tha se punonjesit e Gardes duhet te ngrene padi mbi deputetet Noka e Salianji qe ushtruan dhune.

balla per veliajn

“Sot konstatuam aktin e radhës së thyerjes së rregullores nga një person i propozuar nga PD-ja për të drejtuar Komisionin e Medias dhe Edukimit. Në mënyrë të përsëritur, Vokshi e ka kthyer këtë komision në një mjet personal. Dua të bëj publik dokumentin që 11 anëtarë të përhershëm kanë kërkuar praninë e Veliajt dhe Kumbaros. E falënderoj Veliajn që pranoi të merrte pjesë në Komision. Ka qenë kërkesë e 2/3 në Komision. Aktorët e SHQUP-it të pajisur me vezë. Klevis Balliu ishte armatosur me vezë në të gjithë xhepat e  mundshëm të pantallonave. Salianji dhe Noka donin të dhunonin punonjësit e Gardës. I bëj thirrje PD-së dhe kryetarit Lulzim Basha të frenojë deputetët e tij nga këto akte të dhunshme. Po konsiderojmë nenet e rregullores për të kërkuar shkarkimin e Vokshit.

Të gjthë e dimë që kjo është një fjie bari e radhës për të treguar kush është më i paepuri në sytë e Saliut se këto janë skena që inspirohen nga Saliu jo nga Luli pulë.
Në rregullore s’ka nen të parashikuar për akte vandalizmi e dhunë jashtë sallës së seancave plenare. Unë do i kërkoja Gardës së Republikës që punonjësit e Gardës të dhunuar nga deputetët të kallëzohen penalisht se në fund të fundit taksapaguesit e pagujanë punonjësin e gardës të ruajë qetesine e s’ka të drejtë Noka e Salianji të godasë një djalë shqiptar që kryen një detyrë. Të vlerësojnë dëmet e infrastrukturës në foni që janë kryer nga vandalët e SHQUP-it.

Veliaj ka qenë i ftuar nga 2/3 e komisionit, zonja Vokshi ka shpërdoruar në mënyrë të padrejtë pozicionin e kryetarës së komisionit për të mos hedhur në votim propozimin e anëtarëve. PD po e përdor teatrin për interesat e tyre. Kishte hezitim dhe ndoshta frikë nga deputetet e PD që të gjendur pa asnjë argument tentuan të bllokojnë seancën dëgjimore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura