Sherri në Komision, flet për herë të parë Agron Shehaj: Ja çfarë më bëri Erion Braçe

Nov 23, 2017 | 20:15
SHPËRNDAJE

Pas përplasjes në Komisionin e Ekonomisë ditën e sotëm, mes kreut të këtij komisioni Erion Braçe dhe deputetit demokrat Agron Shehaj, ka ardhur edhe reagimi ,i këtij të fundit.

23794841_167817843812261_1479573839732929169_n

Shehaj ka folur për herë të parë për atë që ndodhi brenda sallës në Kryesinë e Kuvendit.

Në një postim në profilin e tij në ‘facebook’ ai shkruan se i është mohuar fjala për të disatën herë, ka sqaruar demokrati Shehaj.

Postimi i plotë:

Kërkova fjalën në Komisionin e Ekonomisë dhe u mohua për të disatën nga kryetari i saj. I thashë atij se s’mund të ndërpresë fjalën e opozitës.

Pasi u mohua dhe pas fyerjeve të papranueshme, iu ktheva duke i thënë se “je një hiç që ke 27 vjet që jeton në kurriz të njerëzve dhe vazhdon t’u marrësh shpirtin. Nuk ke punuar asnjë ditë në jetën tënde. Të të vijë turp, i pangopur”.

shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura