Sherri në fund të ndeshjes me Milanin, pezullohet Sarri për “sjellje kërcënuese”

Sep 14, 2021 | 18:34
SHPËRNDAJE

Sherri në fund të ndeshjes mes Milanit dhe Lacios solli një karton të kuq për Mauricio Sarrin dhe duket se tekniku nuk do t’ia hedhë lehtë. Komisionet disiplinore të Ligës Italiane kanë vendosur pezullimin e tij, për shkak të asaj që ka ndodhur në ato momente në “San Siro”.

sarri

Sarri pas sfidës tha se Selemakers kishte bërë gjeste të papëlqyeshme ndaj tij, e për këtë arsye i ishte drejtuar futbollistit të Milanit me kërkesën që ai të tregonte respekt. Por gjyqtari i tregoi kartonin e kuq e me sa duket, në raportin që është dorëzuar në komisionet disiplinore e ka “nxirë” rolin e trajnerit të Lacios.

Ndaj ai është ndëshkuar me dy ndeshje pezullim pasi “në fund të ndeshjes, ka kërkuar një përplasje verbale me një futbollist të ekipit kundërshtar, duke bërë një sjellje kërcënuese dhe duke iu vërsulur këtij të fundit me fjalë kërcënuese. Më pas kundërshtoi vendimin e arbitrit duke përdorur blasfemi”, shkruhej në përfundimin e organeve disiplinore të Ligës. Si rrjedhojë, Sarri nuk do të jetë në pankinë për ndeshjet me Kaljarin dhe Torinon.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura