Sherri mes prostitutave nxjerr zbuluar dy bandat në Tiranë, prangosen 4 persona

Oct 7, 2015 | 16:47
SHPËRNDAJE

Policia ka arrestuar dy djem dhe ka ndaluar dy vajza, pas hetimeve për një rrjet prostitucioni me qendër Tiranën.

Policia-2Dy të arrestuarit janë tutorët, Fatjon Caushi 19 vjeç, lindur nga Elbasani dhe banues në Tiranë dhe Klaudjo Dako 22 vjeç, lindur në Rrëshen dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu, janë ndaluar edhe dy shtetase që ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit, L.D. 25 vjeçe, lindur në Fier dhe banuese në Tiranë dhe M. D. 20 vjeçe, lindur në Elbasan dhe banuese në Tiranë.

Mësohet se dy tutorët kanë qenë rivalë mes tyre për aktivitetin e prostitucionit. Madje, dy ditë më parë ka patur edhe një konflikt fizik mes prostitutave të Klaudjo Dakos dhe një të miture që përdorej nga Fatjon Caushi.

Dako, së bashku me prostitutën L.D. kanë dhunuar të miturën A.Z. e cila ishte trafikuar nga Caushi nga Elbasani në Tiranë dhe përdorej si prostitutë në qendër të Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura