Sherri me leva mes grupeve rivale, gjimnazisti në koma. Një në pranga

Feb 3, 2016 | 14:46
SHPËRNDAJE

Në gjendje kritike për jetën një gjimnazist në Kastriot të Dibrës. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti” në Dibër, kur u përleshën me leva dhe sende të forta dy grupe rivale dhe pak kohë pas krimit policia ka vënë në pranga një nga autoret e dyshuar.

shkolla
Shkolla ku ndodhi ngjarja

Gjithçka ka nisur pas një sherri mes adoleshentësh dhe për pasojë 17-vjeçari Erjon Hasi  nga fshati Kastriot në Dibër është plagosur rëndë.

Sipas të dhënave të para thuhet se sherri ka nisur verbalisht me fjalë e më pas ka degjeneruar në përdorimin e dhunës. Kanë qenë grupe me nga 5 persona ata që janë përfshirë në sherr.

Policia e Dibrës bën me dije se me levë ai është qëlluar nga shtetasi Vilson Meta, nga fshati Kishavec, Dibër.

“Njoftohemi nga urgjenca e Peshkopisë se rreth orës 12:00 ka ardhur një i plagosur rëndë  me mjete të forta dhe që pritet të dërgohet me helikopter në spitalin e Tiranës”-thotë zyrtarisht policia.

Ende nuk ka asnjë motiv për sherrin mes të rinjve, ndërkohë që pritet marrja në pyetje e të ndaluarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura