Sherri me Trump në konferencë, Shtëpia e Bardhë ndëshkon gazetarin (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Shtëpia e Bardhë ka marre menjehere masa pas nje perplasje qe presidenti Trump pati me nje nga gazetaret e CNN.trump gazetari

Ne nje njoftim te fundit raporohet se gazetarit i jane pezulluar kredencialet, disa orë pas një shkëmbimi gjaknxehtë midis tij dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Një punonjëse e Shtëpisë së Bardhë u përpoq t’ia merrte mikrofonin gazetarit Jim Acosta në një konferencë për media të mërkurën, por ai insistoi me pyetjet e tij.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, tha më pas se prania e gazetarit është ndaluar pasi “ai ka vënë duart mbi një grua të re”. Nderkohe qe vete gazetari Acosta tha se pretendimet e Sandersit janë “gënjeshtra”.

Në konferencën për media, presidenti Trump tha se gazetari i CNN-it “është një person i pasjellshëm dhe i tmerrshëm”.

Acosta i sfidoi pohimet e Trumpit për një karvan të migrantëve që është nisur nga Amerika Qendrore drejt SHBA-së. Trump e ka cilësuar këtë karvan migrantësh si “pushtim”.

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.