Sherri me rumunët për prostitutat zbuloi bandën shqiptare të drogës

May 26, 2016 | 13:02
SHPËRNDAJE

Policia italiane ka goditur një bandë të trafikut të drogës duke prangosur 4 shqiptarë dhe një italian dhe ka shpallur në kërkim të tjerë pjesëtarë të rrjetit.

banda

Mediat italiane raportojnë se të arrestuarit janë Fejzulla Florian, që njihej si Flori, 28-vjeç; Sinan Kekaj, njohur si Simon 37-vjeç, Emirel Lushi, njohur si Leka dhe Luan Rushiti, njohur si Leone.

Ata sipas policisë janë përgjegjës për menaxhimin dhe shpërndarjen e kokainë në Frosinone të Italisë.

Zbulimi i bandës erdhi pas hetimeve të nisura nga policia për një sherr të dhunshëm që kishin nisur mes dy grupesh të quajtura rivale, mes rumunëve dhe shqiptarëve.

Sherri pas hetimeve rezultoi të ishte për prostitutat që ishin nën menaxhimin e grupit të rumunëve në zonë, e që duket se shqiptarët donin t’i kishin edhe ato nën shfrytëzimin e tyre.

Ndërkohë që në kërkim janë ende tre shqiptarë të tjerë, të cilët dyshohet se janë kthyer në Shqipëri.

Pikë shpërndarje të drogës ata kishin kryesisht lokalet e zonës, ku prisnin klientët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura