Sherri me Noizy-n, Enca zbulon mesazhet kërcënuese të reperit: Më kërko falje publikisht ose…

Nov 13, 2018 | 11:55
SHPËRNDAJE

Enca Haxhia është një nga këngëtaret më të komentuara në showbiz-in shqiptar. Së fundmi ajo ishte e ftuar në emisionin “Ndrrimi i natës” në “Klan Kosova”, ku foli për karrierën dhe jetën e saj private.

enca noizy1

Gjatë kësaj interviste Enca foli edhe për sherrin me reperin e njohur, Noizy, që bëri shumë bujë në media, pasi ata të dy ishin mjaft miq dhe patën një bashkëpunim të suksesshëm.

“Do e sqaroj këtë muhabet për herë të parë dhe të fundit. është një temë që nuk e kam prekur më parë sepse nuk jam tipi i personit që dua të fryj skandale se njerëzit flasin për mua çdo ditë. Do s’do kjo u transformua në skandal dhe pjesa që më ka prekur më shumë është se unë kisha një lidhje shoqërore me atë artist. Për mua ishte zhgënjim i madh dhe vetëm për respektin që kisha për çfarëdo suksesi që kishim bashkë, unë nuk kam folur ose nuk kam folur fjalë të këqija. Unë as nuk kam frikë, as nuk është se s’di fjalë të këqija. Unë nuk jam përjashtuar se mua s’më përjashton prej vendit tim. Ne kemi pasur suksese të mëdha bashkë, unë jam shumë krenare për ato suksese, fotot në “Instagram” akoma i kam, për gjithçka që kemi ndërtuar. Por në momentin që mua një person nuk më respekton dhe më hedh poshtë për asgjë, kjo tregon që ne nuk kemi qënë kurrë miq. Nuk ishte një përjashtim, thjesht unë nuk doja të isha më pjesë e asaj gjëje. Mesazhi që mua më erdhi ishte ‘Kërko falje publikisht ose do shkruaj diçka në Instagram’. Unë i thashë ‘Hajde takohemi flasim’, por jo të gjithë kanë pjekurinë, inteligjencën dhe dashamirësinë time. Në atë moment kuptova që jo humba një shok, por që nuk e kam pasur kurrë një shok. U bë shumë e madhe dhe megjithëse unë isha viktima në këtë temë, prapë isha unë ajo që e mbylla gojën para gjithë turrjes së fansave që villnin vrer sepse unë jam më e madhe se gjithë kjo”, u shpreh Enca.

enca noizy

Kjo e fundit foli gjithashtu edhe për fotografitë me lopë që Noizy postoi” në profilin e tij në “Instagram”, direkt pasi Enca publikoi këngën e re “Kujt po i han”.

“Kujt po i han për mua ishte limiti. Kujt po i han nuk ishte diçka direkte për askënd. Por në momentin që dikush e merr kaq personalisht dhe është personi i parë që poston diçka menjëherë sapo del kënga, mua sinqerisht mu bë qejfi. Më vjen mirë që vazhdon të më përcjellë dhe jam e sigurt që vazhdon të më përcjellë me të njëjtin admirim. Duke qenë baba, duke qenë partner i dikujt, duke qenë një personazh kaq i madh për këtë popull, në momentin që ti nuk respekton një femër, ti nuk bën vetëm një veprim tëndin personal, por ti i tregon të gjithëve se është ok ta bësh këtë dhe nuk është fare ok”, përfundoi Enca.


View this post on Instagram

Bow down to the King & the Queen ? boyyy u dont even knooow whats comin ? Cant mess with the wrong people ? #OTR

A post shared by ENCA (@enca) on

noizy enca enca noiz

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura