Sherri me Bashën në Grupin e PD-së, flet për herë të parë Genc Ruli

Oct 10, 2015 | 10:02
SHPËRNDAJE

Genc Ruli nuk e fsheh as publikisht zemërimin e tij ndaj deklaratave të krerëve të degëve, të cilat i vlerëson si të papërgjegjshme dhe provokuese. Në mbledhjen e fundit të grupit, ish­ministri u largua i revoltuar, pasi nuk mori përgjigje për shqetësimin e tij nga kryetari Basha.

Genc Ruli
Genc Ruli

“Debate kemi gjithmonë është normale të kemi. Problemi kishte të bënte me deklarata të papërgjegjshme dhe provokuese, dhe aspak politike që bëjnë disa kryetarë degësh dhe kërkova që të disiplinohen. U largova nga mbledhja e grupit se doja të gjeja përgjigjen e duhur dhe përfundimtar. Zoti Basha e dha përgjigje deri diku por do e japë më të plotë”, deklaron Ruli.

Debatet mes qendrës dhe bazës duket se do të vijojnë. Kreu i Partisë Demokratike së Gjirokastrës, Roland Bejko, i ka cilësuar kërkesat e ish­ministrave të PD­së si shfaqje të vjetra teatrale. Kërkesa për përmirësimin e komunikimit etik për Bejkon vjen nga njerëzit e gabuar dhe pikërisht nga ata që nuk janë dalluar për komunikim gjatë kohës kur ishin në rolin e “apostujve”.

Në po të njëjtën linjë është shfaqur edhe kreu i PD­së së Vlorës, Moisi Meminaj. “Nuk jam për prerje kokash, por për analizë, nga bazë tek zyrtarët më të lartë”.

Këtë të mërkurë, mbledhja e grupit kuvendor e Partisë Demokratike është shoqëruar nga diskutime të tensionuara, mes kreut demokrat dhe ish­ministrave Ruli,

Imami dhe Bregu, të cilët kërkuan që t’i jepet fund denigrimit që disa kryetarë partish në rrethe po u bëjnë ish­ministrave dhe figurave drejtuese të partisë.
(“News24”)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura