Sherri me armë në Kombinat/ Motra e Altin Danit i shkuan Berishës

Jan 25, 2016 | 10:10
SHPËRNDAJE

Motra e Altin Danit, i cili dorëzu në policia pas një konflikti me armë në Kombinat, ka reaguar ndaj një shkrimi të ish-Kryeministrit Sali Berisha në Facebook. Berisha shkruante se, Dani jo vetëm u dorëzua vetë në polici por gjithashtu tregoi se ku kishte fshehur armën dhe makinën.

berisha

Gjithashtu, duke iu referuar një burimi nga Policia, thotë se Dani u ndalua edhe para dy javësh në autostradën Tiranë-Durrës, por u lirua me urdhër të vetë ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Për këto pretendime, motra e Danit, Anila Dani-Gjergji i ka shkuar Berishës në statusin në Facebook duke i thënë se, vëllai i tij nuk ka lidhje me implikimet që pretendon Berisha. Ajo i lutet që të mos merret me vëllanë e saj duke i kujtuar se ka dy prindër të sëmurë me zëmër.

motra

“I dashur z. Sali Berisha ai Altin Dani që shkruan ti nuk ka lidhje me ngjarjen e mbrëmshme të ndodhur në kombinat me që e ke implikuar ti në lidhje me ngjarjen e 5 janarit 2015. Vëllai nuk ka lidhje me to prandaj të lutem mos na shqetëso me shkrimet e tuaja politike në FB, shiko fëmijët e tu të lutem kam dy prindër të sëmurë me zemër prandaj të lutem mos mi shqetëso me shkrimet e FB”, shkruan motra e Danit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura