Sherri/ Kanosën me armë 57-vjeçarin, kontrolli në banesë çon në pranga tiranasin. Vëllai i tij…

Nov 20, 2018 | 12:52
SHPËRNDAJE
Policia ka arrestuar shtetastin Bujar Qerrushi 34 vjeç, banues në Tiranë, nderkohe qe ka nisur hetimin ne gjendje te lire per te vellane e tij. Gjithcka nisi pas nje sherri qe dy vellezerit paten me nje 57 vjecar, te cilin e kanosen me arme gjahu. Por, pas kesaj, kontrolli ne banese i ka zbuluar arme, fisheke dhe doreze perforcuese boksi.
arme

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Sekuestrohet një armë gjahu, fishekë dhe dorezë përforcuese grushti.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

• Bujar Qerrushi 34 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për vëllain e tij, shtetasin A.Q. 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e mësipërm, në fshatin Larushk, Krujë në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për motive të dobëta kanë kanosur më armë gjahu shtetasin A.Xh.57 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të proceduar penalisht janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale materiale:

• armë gjahu tip Shotgan;
• 20 fishekë çifte;
• thikë ;
• dorezë përforcuese grushti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kansoja” në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta “parashikuar në nenet 84, 25 dhe 279 të Kodit Penal.

 

 
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura