Sherri i dhunshëm në “Qytetin Studenti,” Dekani i Ekonomikut jep detaje dhe bën thirrje: Mos të guxojë askush të prekë studentët tanë

Nov 5, 2019 | 11:58
SHPËRNDAJE

dhori-kule

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, ka folur për ngjarjen e rëndë në Qytet Studenti, ku dy persona jo studentë, kanë hyrë brenda në sallën e leksioneve dhe janë konfliktuar me studentët e grupit që zhvillonte orën e mësimit. Ai theksoi se përplasje mes tyre ka ndodhur pasi ka mbaruar mësimi. Dekani tregoi detaje mbi këtë ngjarje të rëndë, ndërsa ripërsërit apelin për satrukturat e policisë që të zbardhin këtë akt vandal.

“Pasdite dje gjatë zhvillimet të mësimit, një pegdadpge e fakultetit tonë më ka sqaruar se janë futur në leksion dy djem që nuk kanë qenë pjesë e klasës dhe janë ulur në fund të klasës. Këtë dy djem grindeshin me njërin nga djemtë e grupit dhe vetë grupi i studentëve i kanë kërkuan pedagoges që të nxirren jashtë.Pasi kanë mbaruar mësimin në ambiente jashtme të godinës ka ndodhur një grindje.Ne si dekanat kemi marrë masat në mënyrë që të sigurohemi që përmes policisë, që studentët të mos guxojë kush t’i godasë, brenda ambienteve jo e jo, por as jashtë në qytetin studenti. Ata që kanë guxuar të godasin studentët tanë duhet të përgjigjem patjetër para ligjit.

Në ambientin kur ka ndodhur ngjarja është policia e qytetit studentit. Kudo ka roje në ambientet e brendshme, në ambiente e tjera janë me polici private.Ata nuk i ka dërguar kush aty. Vetë studentët nuk i kanë pranuar. Pedagogia iu ka thënë ju nuk jeni studentë këtu dhe vetë grupi nuk i ka pranuar të vazhdojnë mësimin dhe grupi i ka nxjerrë jashtë dhe pasi ka mbaruar mësimi ka ndodhur ngjarja. Më thonë se kanë qenë më shumë se dy veta. Studentët janë trajtuar te Trauma. Dua t’u sigurojë studentëve që mos t’i shkojë mendja askujt t’i dhunojë ata”-tha Kule./BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura