Sherret dhe tensionet gjatë BBV, i “kushtojnë” vendin e moderatores Zhakut! Lei Kraja i merr pozicionin e punës ish-opinionistes

Jun 3, 2023 | 10:23
SHPËRNDAJE

“Pushime On Top” është prezantuar prej shumë vitesh nga Ori Nebiaj. Por me largimin e saj, u tha se do të ishte pikërisht Zhaklin Lekatari ajo që do të vijonte aventurën e verës.

-640-0-63ad9e831695d

Megjithatë duket se gjërat kanë ndryshuar shumë shpejt dhe Zhaklina nuk do të jetë në ekranin e Topit as tek formati veror dhe as sezonin e ardhshëm të Big Brother. Bëhet fjalë për moderatoren simpatike Lei Kraja e cila prej pak kohësh duket se i ka munguar ekranit shqiptar në rolin e moderatores.

lei kraja

“Kryefjala” ka zbuluar se Lei do të jetë një nga figurat e Top Channel gjatë sezonit veror dhe do të moderojë programin “Pushime On Top”. Një program i cili do të jetë një format që përshtatet fiks me energjinë dhe pozitivitetin e saj.

lei kraja1

Nga ana tjetër do të jetë Eni Shehu që do ta shoqërojë në këtë aventurë, duke bërë kështu një dyshe plot adrenalinë. Lakimi i emrit të Zhakut, u bë teksa ajo vijonte në pozicionin e opinionistes në Big Brother. Por duhet thënë se ky rol nuk përfundoi shumë mirë për të.

zhaklin lekatari

Shkak janë bërë debatet e shumta me banorët, por tensioni u ndjeh edhe me moderatoren, Arbana Osmani, që herë pas here i kërkonte të pushonte. Duket se kjo eksperiencë e mbyllur jo shumë mirë, ka bërë që Zhaku mos të ketë mundësinë të vijojë me rrugëtimin e saj në këtë televizion.

lei kraja3 lei kraja4 lei kraja2 lei kraja5 lei kraja6 lei kraja7 lei kraja8 zhaklin lekatari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura