Sherr te “Zogu i Zi”, gruaja rreh burrin: U bëre ti të kesh dashnore (VIDEO)

May 5, 2015 | 19:05
SHPËRNDAJE

Një grua që dhunon një burrë shfaqet në këtë video të filmuar paraditen e sotme rreth orës 11:00 pranë rrethrrotullimit të Zogut të Zi në Tiranë.

Siç duket nga pamjet gruaja dhe burri janë përfshire në një debat. Por në një moment gruaja nis të godasë burrin me grushta dhe shpulla, teksa i thotë: “U bëre ti të kesh dashnore”.

Në një moment gruaja merr edhe një kazmë, por nuk e qëllon burrin që ka përballë, pasi ai ia heq nga dora. Pamjet janë filmuar nga kalimtarë të rastit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura