Rrahja dhe kërcënimi i biznesmenit libanez, shoqërohen 9 persona

Sep 10, 2016 | 21:30
SHPËRNDAJE

Policia e ka shoqëruar plot 9 persona të dyshuar se kanë lidhje me rrahjen dhe shantazhimin e biznesmenit libanez Fadi Mitri ditën e sotme në rrugën e Rinasit.

Fadi-MitriNë një njoftim për mediat, Policia thotë se 9 personat janë shoqëruar në Policinë e Tiranës dhe të Durrësit dhe po merren në pyetje për ngjarjen.

Biznesmeni libanez, që po ndërton në zonën e Gjrit të Lalzit është rrahur sot në rrugën e Rinasit nga persona ende të paidentifikuar.

Mësohet se ata i kanë dhënë ultimatum që të ndërpresë punimet ose të largohet nga Shqipëria.

NJOFTIMI I POLICSE

idhur me ngjarjen e ditës sotme datë  10.09.2016, ku në kryqezimin e Laknasit me rrugën e Rinasit, ku u përplasen mjetet, tip “Volksëagen” dhe “Mitsubishi ” dhe  për pasojë u lënduan nga dhuna dhe me pas u  dërguan për ndihmë mjekësore shtetasi E. M drejtues mjeti, si dhe pasagjeri shtetas i huaj rezident në Shqiperi me inicialet F.M sqarojme se :

Po vijon intensivisht puba për zbardhjen e kësaj ngjarje si dhe për evidentimin dhe atrestimin e autorëve.

Në këtë kuadër  Forcat e policisë të Drejtorisë Vendore të Tiranës në bashkëpunim me forcat policore të Drejtorisë Vendore Durrës deri tani   kanë bërë  shoqërimin e 9  personave  lidhur me këtë ngjarje të cilët po merrennë pyetje nga oficerët e krimeve.

Vazhdon puna në bashkëpunim  nga të dy Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës  për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJGJARJA

Nje biznesmen libanez ka përfunduar në spital si pasojë e një rrahjeje brutale nga persona të tjerë, ende të paidentifikuar.

ambulancaSipas Policisë, biznesmeni libanez ka qenë duke shkuar për në Rinas, kur është aksidentuar nga një mjet.

Ai ka dalë nga mjeti dhe është konfliktuar më pas me personat që u përfshinë në aksident. Ata e kanë rrahur keqas dhe ai ka përfunduar me urgjencë në spital.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për rastin në fjalë.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 10.09.2016, në kryqezimin e Laknasit me rrugën e Rinasit, u përplasen mjetet, tip “Volkswagen” dhe “Mitsubishi”.

Pas kësaj përplasje ka patur një konflikt mes personave që udhetonin me 2 makinat. Për pasojë është lënduar nga dhuna dhe u dërgua për ndihmë mjekësore shtetasi E. M drejtues mjeti, si dhe një pasagjer, shtetas i huaj rezident në Shqiperi me inicialet F.M. Drejtuesi i mjetit “Volkswagen” së bashku me pasagjerët, te dyshuar si ushtrues të dhunës, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e policise dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe shoqerimin e personave të tjerë të përfshirë në aksident dhe me pas në aktin e dhunshëm, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të agresoreve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura