Sherr në urbanin e Kombinatit, burri qëllon gruan me probleme (Video)

Jun 16, 2016 | 19:08
SHPËRNDAJE

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon një tjetër incident që ka ndodhur në një nga linjat e urbanëve në kryeqytet.

Një burrë ka gjuajtur me shuplakë një grua e cila ishte e sëmurë mendore, raporton “Jeta osh qef” e cila ka publikuar edhe videon e filmuar në urban.

Burri i acaruar i ka kërkuar gruas së sëmurë të pushojë, por ajo nuk ka ndalur dhe ai e ka qëlluar siç duket edhe nga pamjet. Sipas raportuesit të Jetaoshqef.al gruaja i ishte drejtuar së shoqes së këtij burri dhe e shante.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura