Zyrtare/ Policia: Jamarbër Malltezi goditi Taulant Ballën në Romë

Jun 25, 2016 | 14:32
SHPËRNDAJE

Në deklaratën e parë zyrtare për ngjarjen, policia njofton se deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla u godit nga Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit te Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit në PD.

balla-malltezi

lajmin e ka raportuar zyrtarisht Komisariati i Kufirit dhe Migracinit në Rinas, pikërisht aty, ku deputeti Balla bëri edhe denoncimin, sapo zbriti nga avioni, nisur nga Roma.

Në një komunikatë për mediat, ky komisariat, bën me dije se i janë referuar materialet prokurorisë për shtetasin J.M, 44-vjeç. pasi në tranzitin në Romë ka goditur për shkak të detyrës, deputetin Balla.

Deklarata e policisë

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas Më datë 25.06.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.M, vjeç 44, banues ne Tiranë, pasi në tranzitin e aeroportit Romë ka goditur për shkak të detyrës, deputetin e Kuvendit të Shqipërisë T.B vjeç 39, banues në Librazhd. Nenet 90 e 237 të Kodit Penal. Deputeti T.B është paraqitur në PKK Rinas, ku ka bërë kallëzim në lidhje me këtë ngjarje.

Denoncimi i Ballës

Deputeti socialist Taulant Balla ka denoncuar dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, aktualisht drejtues i Departamentit te Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit në PD, të cilin e akuzon se e ka dhunuar fizikisht.

Lajmin e konfirmojnë për “Panorama Online’ burime zyrtare pranë policisë. Sipas tyre, deputeti i PS-së ka depozituar një denoncim për Malltezin, ku e akuzon për fyerje dhe goditje fizike, por pa dhënë detaje të tjera rreth asaj që ka ndodhur.

“Panorama Online” tentoi të kontaktonte me të dy personat e përfshirë në këtë ngjarje, por Malltezi nuk është përgjigjur. Balla dha një sqarim përmes faqes së vet në FB dhe theksoi për “Panorama” se “Argita i tha Jamarberit se duhej thënë se ishin provokuar prej tij”.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aeroportin “Leonardo da Vinçi” të Romës, ku palët janë konfliktuar.

Ndërkohë që Balla me të mbërritur në aeroportin e Rinasit ka bërë denoncimin për Mallzetin në komisariatin e aeroportit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura