Sherr në qendër të qytetit, arrestohet mbrojtësi i Liverpulit

Dec 28, 2017 | 10:47
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi i Liverpulit, Xhon Flanagan, është arrestuar nga policia për shkak të një sherri banal në qendër të qytetit ditën e premte. Pas fitores kundër Suonsit, Liverpuli është duke u përgatitur për ndeshjen e fundit të vitit kundër Leiçesterit, por Klopit i duhet të merret me një problem jashtë fushe.

_99381520_flanagan_getty

Pas arrestimit, futbollisti u lirua, por më datë 2 janar do të prezantohet përballë gjykatës, ku do të mbahet seanca e parë. Pas rikthimit nga huazimi te Bërnlej dhe nga një dëmtim i rëndë në gju, që e mbajti larg fushave për thuajse dy vite, lojtari i datëlindjes 1993 ka regjistruar në total 50 prezenca për “reds”-at.

Liverpul

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura