Sherr në pub me ish-të dashurin, e dehura godet policen që po e çonte në komisariat

Feb 6, 2016 | 11:50
SHPËRNDAJE

Një vajzë 27-vjeçare u arrestua nga policia e Durrësit, pasi gjatë shoqërimit në komisariat ka kundërshtuar dhe ka goditur punonjësen e policisë.

Sipas policisë e ndaluara është shtetasja Sonila Budini 27 vjeçe, banuese në Durrës.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Ajo kishte dalë me shoqërinë në një pub të qytetit dhe pasi kishte pirë alkool, kishte nisur të debatonte me ish-të dashurin e saj. Aty kishte ardhur policia që të qetësonte situatën dhe e ka shoqëruar të renë në Komisariat, por aty ajo ka kundërshtuar dhe goditur punonjësen e policisë. Ndërkohë gjatë testit të alkolit ka rezultuar në masën 0.47 mg/l.

“Efektivat e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të zbatimit të planit të masave për rritjen e sigurisë së qytetarëve, në orët e vona të natës së mbrëmshme, kanë vijuar kontrollet në akset rrugore dhe në lokale të qytetit, me qëllim vënien para përgjegjësisë të shkelësve të ligjit. Si rezultat, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Sonila Budini 27 vjeçe, banuese në Durrës. Pas një konflikti në lagjen Nr.18, shtetësia e mësipërme, gjatë shoqërimit në ambjentet e Komisariatit, ka kundërshtuar dhe  goditur  punonjësen e policisë. Gjithashtu, gjatë testit të alkolit ka rezultuar në masën 0.47 mg/l”, thuhet në njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura