Durrës, sherr mes dy grupesh për një femër në pub, tre të plagosur me thikë. Policia arreston tre persona

Apr 21, 2015 | 14:00
SHPËRNDAJE

DURRES/ Një sherr që nisi për motive banale për një femër përfundoi në përleshje me thika, duke shkaktuar tre të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

Policia e Durresit

Ngjarja ka ndodhur në një lokal nate në Durrës. Sipas policisë mësohet se ngjarja është regjistruar rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm në një lokal nate në zonën e plazhit në Durrës. 

Sipas policise të plagpsurit janë E.F, 30 vjeç, E.S, 20 vjeç dhe E.B 22 vjeç. Ndërkohë që si autorë janë arrestuar shtetasit, Elton Meto 28-vjeç, Xhuljano Meto, 20 vjeç dhe Vito Mehmeti 24-vjeç, të gjithë banorë të Durrësit.    

L.Musaj 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura