Sherr në një familje në Tiranë, 41-vjeçari nxjerr kallashnikovin dhe kërcënon me vrasje të afërmit e tij (emri)

Mar 21, 2023 | 9:52
SHPËRNDAJE

Një sherr në një familje në Tiranë mund të përfundonte në tragjedi, pas një 41-vjeçar ka kërcënuar se do të vrasë me kallashnikov të afërmit e tij. 

Julian Xhima, banues në Kombinat përfundoi në pranga. Sipas policisë, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ai ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri (kallashnikov), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi nga Policia Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Afternoon”.

Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, parandalohet një ngjarje kriminale në familje.

Vihet në pranga 41-vjeçari që kanosi me armë zjarri, familjarët e tij.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte kanosur me armë zjarri, familjarët e tij, në lagjen “Misto Mame”, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Julian Xhima, 41 vjeç, banues në Kombinat.

Shtetasi J. Xh., mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri (kallashnikov), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura