Sherr në fast food/ Masakrojnë shqiptarin, e lënë të gjakosur përtokë. Si u zbuluan autorët (video)

Mar 3, 2018 | 18:34
SHPËRNDAJE

Policia e Milanos ka arrestuar dy egjiptiane, Abanoub Safwat Moawad Attia, 21, dhe Mohamed Farah Abdelghany Mostafa, 22 vjec ne akuze per masakrimin e nje shqiptari ne Itali.

Mediat italiane bejne me dije se ata akuzohen se kane dhunuar, me shkelma, grushte ne trup e bark, e me pas kane qelluar me thike nje shqiptar, emri i te cilin nuk behet i ditur.

autoret

Ngjarja ndodhi ne nje fast food me 2 dhjetor te vitit te shkuar, kur shqiptari u vu ne qender te sulmit nga nje grup te rinjsh afrikano veriore. Menaxheri i lokalit u ka kerkuar te pushojne e te dalin jashte, pasi po bezdisin me kot klientin, por duket se kaq mjaftoi qe situata te acarohej.

Ata dolen jashte, por jo per te ikur, pasi i kishin zene prite shqiptarit. Kur ai doli, iu sulen me nje dhune barbare, e ne fund e lane te gjakosur pertoke. Per fat shqiptari u dergua ne kohe ne spital, ndonese plaget ishin shume kritike per jeten. Policia u vu ne ndjekje te autoret, te cilet u zbuluan nga kamerat e sigurise.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura