Sherr në Elbasan, plagoset me thikë 20-vjeçari

Dec 15, 2019 | 19:45
SHPËRNDAJE

Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Elbasan, si pasojë e një konflikti.

Sipas policisë ngjarja ndodhi për motive të dobëta, ndërsa i riu me inicialet A.D është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

thike

Policia po heton për identifikimin dhe kapjen  e autorit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur me mjet të mprehtë thikë shtetasi A.D., 20 vjeç,  banues në Elbasan,  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen  e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen  e autorit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura