Sherr midis adoleshentëve në Durrës, qëllohet me thikë 17 vjeçari

Oct 27, 2019 | 13:17
SHPËRNDAJE

Një konflikt midis dy të rinjve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre me thikë.

ambulance

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku 17 vjeçari K. Qosja, ka mbetur i plagosur me mjetin prerës.

Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të sqaruar konfliktin. Ende nuk dihet motivi që përfundoi me përdorimin e thikave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura