Sherr mes tri prostitutave shqiptare, luftë për territor dhe para

May 31, 2016 | 17:22
SHPËRNDAJE

Tri vajza shqiptare që punonin si prostituta janë përfshirë në një sherr. Ngjarja ka ndodhur në Torino, ku për shuarjen e konfliktit është dashur ndërhyrja e policisë.prostituzione1

Incidenti është raportuar nga një kalimtar, i cili ka parë vajzat duke u përleshur. Arsyet e kësaj ngjarje nuk dihen ende, por dyshohet se ka ndodhur për “luftë” territori.

Gjatë marrjes në pyetje, tri vajzat nuk kanë pranuar të thonë shumë detaje për arsyen e konfliktit mes tyre, por hetuesit kanë ngritur dyshime se kjo gjë ka ardhur për vendin e punës.

Nga rindërtimi i ngjarjes sherri ka ardhur pasi një nga tre prostitutat merrte me shumë klientë se dy të tjerat. Kjo për shkak të pozicionit të favorshëm që ajo kishte si dhe për shkak të moshës pasi ishte më e vogël se dy të tjerat.

Kjo është bërë shkak që dy prostitutat e tjera shqiptare të ndihen xheloze dhe për këtë kanë sulmuar dhunshëm vajzën e re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura