Sherr mes shokësh/ Me gozhdë e shkop bejsbolli masakrojnë të riun në sy të djalit 4 vjeç

Aug 20, 2017 | 19:36
SHPËRNDAJE

SARANDE- Sherri ndërmjet shokësh për pak sa nuk shkaktoi tragjedi në qytetin e Sarandës.

eccaf471-345f-4c47-b8ea-f834297dec72

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen vonë të së enjtes në qytetin e Sarandës. Rreth orës 23:30, tre të rinj i kanë zënë pritë dhe janë konfliktuar me 32-vjeçarin Alban Baxheri, i cili ndodhej bashkë me të birin 4 vjeç, shkruan “Panorama”.

Ngjarja ka ndodhur mes një blloku pallatesh lagjes nr.1, ndërkohë që sipas burimeve e gjithë skena është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë të një biznesi aty pranë.

Albion Spahiu, 24 vjeç, Flavio Tushe, 21 vjeç dhe Adriatik L, 18 vjeç kanë masakruar me grushte, shkop bejsbolli, thikë e madje dhe me gozhdë, 32-vjeçarin nga Saranda.

d1b5c194-974c-4b8f-9cc6-551e46629e7e

 

Ky i fundit ka reaguar dhe ka arritur të qëllojë mbi agresorët duke plagosur njërin prej tyre me mjet prerës, shkruan “Panorama”.

Baxheri është transportuar për në spitalin e Janinës pasi ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkaq, policia ndërhyri duke arrestuar agresorët, dy prej të cilëve kamerierë.

/sh.d-panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura