Sherr mes femrash në Tiranë, ndërhyn Policia

Oct 14, 2017 | 19:03
SHPËRNDAJE

Dy vajza të mitura, 14 vjeçare janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën në ambientet e shkollës ‘Fan Noli’ në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur të premten, gjatë pushimit të madh dhe është dashur ndërhyrja e Policisë e cila referoi materialet hetimore për dy nxënëset.

sherr

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 13.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetaset e mitura me inicialet A.K dhe J.Sh, vjeç 14 e 14, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës  10:20, në oborrin e shkollës “Fan Noli”, janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën. Neni 90 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura