Sherr mes disa personave në Prishtinë, plagoset me thikë një person! Përfundon në spital

Dec 3, 2021 | 22:10
SHPËRNDAJE

Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në afërsi të zonës së quajtur si nënkalimi tek Santea.

policia

Policia ka bërë të mundur arrestimin e dy personave lidhur me këtë ngjarje.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës  19 :30, kemi marrë informatën se në Prishtinë, ( te nënkalimi te Santea),  ka ndodhur një  përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura