Sherr me thika në Tiranë, plagoset në qafë 23-vjeçari. Policia jep detaje

Dec 15, 2017 | 16:03
SHPËRNDAJE

Sherr me thike ne mes te Tiranes, nje i ri plagoset ne qafe. Raportimet e para flasin per një 23-vjeçar te plagosur në bulevardin “Gjergj Fishta” në kryeqytet.

Sipas burimeve, djali ka mbetur i plagosur me thikë. Ai eshte derguar me urgjence ne spital ku thuhet se eshte jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak nga Policia:

Me datë 15.12.2017, rreth orës 14:30, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në bulevardin ” Gjergj Fishta”, po konfliktohen dy shtetas.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në bulevardin ” Gjergj Fishta”, ka ndodhur një një konflikt ndërmjet dy shtetasve, ku për pasojë është dëmtuar me mjet prerës shtetasi M.M., 23 vjeç i cili është derguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura