Sherr me thika në Kukës, plagosen rëndë dy persona

Nov 28, 2016 | 11:02
SHPËRNDAJE

Një sherr mes katër personave ka përfunduar me dy të plagosur në fshatin Bele të Kukësit. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.

Policia KasharMësohet se Jeton Koloshi, 21 vjeç banues në Bele, së bashku me Tasim Cengun, 26 vjeç banues po aty, kanë goditur me thika dhe mjete prerëse M.S. 39 vjeç dhe S.M. 21 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia thotë se M.S. është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ndërsa S.M. është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar në flagrancë dy autorët. Ata tashmë akuzohen për plagosje të rëndë me dashje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura