Sherr me pasagjerët që nuk pranonin të vendosnin maska, shoferi i autobusit përfundon në koma

Jul 6, 2020 | 19:55
SHPËRNDAJE

 

Një shofer autobusi në jug-perëndim të Francës ka përfunduar në koma, pasi u sulmua nga pasagjerët të cilët refuzuan të përdornin maskat.

Ngjarja ndodhi në Bayonne, ku shoferi kishte refuzuar t’i lejonte këta persona të hipnin në autobus.

_113257745_mediaitem113257743

Burri, i cili është në të 50-at e tij, ka pësuar lëndime të rënda në kokë pasi u godit me grushte nga një grup prej pesë personash, të cilët u arrestuan.

Shërbimet rajonale të autobusëve janë ndërprerë rëndë pasi shoferet nuk pranojnë të punojnë pas incidentit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura