Sherr me grushte e shkelma në klasë, as mësuesi nuk i ndan dot (VIDEO)

Mar 11, 2016 | 16:34
SHPËRNDAJE

Dy adoleshentë që grushtohen me njërit-tjetrin brenda klasës në një shkollë të Tiranës. Situata sillet përmes kësaj videoje të postuar në faqen Shqipëria ime.

Aty shihet që shokët mundohen të ndajnë dy djemtë, por jo vetëm. Ndërhyn edhe mësuesi, personi me këmishë të bardhë në video, por më kot.

Kjo video nuk dihet se kur është filmuar dhe në cfarë shkolle të Tiranës, por tregon më së miri se ku është katandisur rinia shqiptare…


sherri ne nje shkolle ne tirane by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura