Sherr me armë në Itali, plagoset rëndë shqiptari

Jun 28, 2016 | 16:45
SHPËRNDAJE

Një shqiptar është plagosur rëndë ditën e sotme gjatë një konflikti të ndodhur në qytezën Muxho të Italisë.

karabineretMësohet se shqiptari është 27-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur. Shqiptari është qëlluar me armë zjarri në gjoks pas një sherri banal me disa persona të tjerë.

Megjithatë, nuk përjashtohet as mundësia e një atentati të mundshëm. Ai është shtruar me urgjencë në spitalin e Monzës për kurim të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00. Autorët kanë qenë disa dhe janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura